Një kapiten, një lideri i vërtetë, një lojtar me shumë klas që udhëhoqi prapavijën e Atalantës në një nga ndeshjet më të mëdha të këtij klubi. Berat Gjimshiti shkroi historinë e Atalanta-s, ndërsa për të ishte një trofe po kaq unik, një shpërblim për një karrierë fantastike, ku me përulësi dhe me shumë punë u ngjit në nivele të pabesueshme.

Nota1
Nota1

Jo vetëm tifozët shqiptarë që festuan shumë për suksesin e kapitenit të tyre, Gjimshiti ka bërë për vete edhe Italinë, me mediat që nuk i kursyen elozhet ndaj kapitenit të Shqipërisë: “Nuk kalohet. I fut aq shumë frikë Adli sa e detyron të jap një assist për Lookman në golin e dytë”, shkruan TuttomerkatoWeb.

Nota2
Nota2

“Ishte detyra e tij të kontrollonte Wirtz, talentin e Leverkusen. E ndoqi në çdo cep të fushës, jo vetëm në zonë. U ndëshkua shpejt me karton të verdhë që mund t’i kushtëzonte lojën, por jo, zhvilloi një ndeshje perfekte”, shkruan Sportmediaset, të dyja të përditshmet italiane e vlerësuan me notën 7.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: