TIRANË

Presidenti i vendit, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor ka shkruar në rrjetin social “Facebook” duke risjell në vëmendje veprat e Shenjtores, Nënë Tereza.

Kreu i shtetit mes tjerash shprehet se është koha për të qenë pranë njerëzve në nevojë, veçanërisht fëmijëve dhe të sëmurëve për t’u dhënë shpresë dhe besim të shtuar.

48369301 2051990404847222 8928226054686900224 N
48369301 2051990404847222 8928226054686900224 N

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ne kujtojmë porositë e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit, për të qenë pranë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim”, shkruan Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb