BalkanWeb siguron foton e agresorit shqiptar nga Maqedonia e Veriut që ditën e djeshme tronditi Vjenën duke vrarë në një sulm terrorist të paktën 4 qytetarë, mes tyre madje dhe një shqiptar nga Struga si dhe duke lënë të plagosur 15 të tjerë.

Kujtim Fejzullahu është rritur në Austri ku ka qenë dhe futbollist në adoleshencë, por prej kontaktit me ekstremistë islamikë hyri në rrugën e radikalizimit.

Ai dyshohet se nuk ishte vetëm, por bashkë me të janë përfshirë edhe 12 persona të tjerë, të cilët janë nga Kosova, Bangladeshi apo Çeçenia.

Fejzullahu jo vetëm frekuentonte xhamitë, por edhe kishte rekorde të mëparshme kriminale si dhe në korrik kishte shkuar në Sllovaki për t’u furnizuar me armatim për armën e tij tip kallashnikov.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb