TIRANË

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar punësimet e të afërmeve, që sipas tij ka kryer Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pasi ka marrë postin e deputetit.

Ai rendit të gjitha vendet dhe institucionet ku punojnë njerëzit e afërt e Manjës, ndërsa shprehet me ironi duke thënë “rroftë reforma” e kryeministrit, Edi Rama. Sipas Jamarbër Malltezit, kjo është arsyeja se pse fëmijët e shqiptarëve zgjedhin të largohen një orë e më parë nga Shqipëria.

Reagimi i Malltezit:

“Rrofte reforma, rroft edvini, rrofte uniteti, rrofshin trushpelaret… pastaj cuditemi pse femijet tane perbuzin te rrijne ne kete mysybet”-shkruan ai në “Facebook”, ndërsa publikon foton me emra të njerëzve të afër të Ulsi Manjës.

70293689 10157313066613190 7937396843464359936 N

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb