Ambasada e SHBA-së në Liban u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga vendi ndërsa fluturimet komerciale janë ende të disponueshme, duke thënë se situata e sigurisë mbetet e paparashikueshme.

“Ne rekomandojmë që qytetarët amerikanë në Liban të marrin masat e duhura për t’u larguar nga vendi, opsionet tregtare aktualisht mbeten të disponueshme”, tha ambasada.

“Ne rekomandojmë që qytetarët amerikanë që zgjedhin të mos largohen të përgatisin plane emergjence për situata emergjente”, thuhet në deklaratë.

Alarmi vjen pasi situata në kufirin libanezo-izraelit po bëhet i paqëndrueshëm.

Që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe kundërsulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, ka pasur incidente të rregullta përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit, duke nxitur shqetësimet për një përshkallëzim rajonal të konfliktit.

Demonstruesit organizuan sot protesta të dhunshme në një rrugë që të çon në kompleksin e ambasadës së SHBA-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb