Kush thotë që vetëm modelet e reja mund të sfilojnë në pasarelë? Në një festë të organizuar nga L’Oreal Paris gjatë javës së modës parisiene, mes të rinjve dhe modeleve të kalibrit botëror si Irina Shayk, Bianca Balti, Thylane Blondeau, Doutzen Kroes, Cheryl Cole, Barbara Palvin e Winnie Harlow kanë sfiluar edhe shtatëdhjetë vjeçaret Helen Mirren dhe Jane Fonda.

Të gjitha shkëlqenin falë make-up dhe bizhuve përrallore Chopard, por dy artistet me famë botërore kanë treguar klas, bukuri dhe sensualitet njësoj si koleget e reja, duke u bërë protagoniste të show-t në Champs Elysees. Hellen Mirren është shfaqur me një mannish Style me pantallona të gjera me kuadrata, këpucë stil meshkujsh dhe një pallto të Ellery. Jane Fonda është shfaqur në skenë me një fustan të gjatë gëzof tigri të Balmain, i cili i nxirrte në pah format e saj. Veshja e saj në pasarelë ka tërhequr vëmendjen e një mbretëreshe të padiskutueshme të pasarelava, atë të panterës së zezë Naomi Campbell, e cila e ka kërkuar më pas Jane Fondën për ta komplimentuar për veshjen.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: