SHBA – Jordan Barrett mbyll çdo lidhje me të kaluarën e vështirë. Modeli australian është zgjedhur ‘Top model i Vitit’ nga sajti Models.com, i cili është i autorizuar në njohjen dhe vlerësimin e ulje- ngritjeve në tregun e top modelëve.
Një juri e përbërë nga profesionistë të modës ka vlerësuar 20-vjecarin si fytyrën më interesante të momentit. Kjo gjë ka ndodhur edhe falë syve të tij të akullt, që e bënë të dallohej kur ishte vetëm 14 vjeç, në një dyqan, teksa kërkonte një çakmak për të ndezur një cigare.
“Në një moment më ndalon një person dhe fillon të më bëjë një mijë pyetje. Mendova se mos ishte polic, por në fakt ishte një agjent mode”. Ai takim më ndryshoi jetën më shumë se ç’mund ta imagjinoja”- ka thënë 20-vjecari për mediat e huaja.
I ati, Adrian Barrett kishte një ndikim shumë të keq tek i biri dhe kur Jordan mbushi 17 vjeç, ai u dënua bashkë me të dashurën e tij të re me 8 vjet burg për trafik droge. Për fat të mirë Jordan nukpo ndjek hapat e të atit. Së fundmi ai ka qenë mjaft i kërkuar nga Vogue.
(er.cu/BalkanWeb)
