Të gjithë e dimë: nëse ka një personazh të famshëm që ka pasur disa prerje ikonike flokësh, ajo është Victoria Beckham. Duke iu rikthyer arkivave për të gjetur disa imazhe, ju mund të dalloni momentet e paharrueshme në karrierën e saj nga modelet e flokëve. Kush mund ta harrojë epokën e flokëve “pixie” te “Spice Girls”? Po edhe bob-i i saj që mori pseudonimin si ‘Pob’? Sigurisht, Victoria pati edhe epokën WAG, ndërsa David Beckham luante ende futboll. Por edhe sot, ajo njihet për valët e saj të çrregullta. Si është e mundur që duket gjithmonë bukur?

Tendencat e prerjes së flokëve vijnë dhe shkojnë, por disa prej këtyre modeleve të viteve ’90 dhe ’00 tani mund të duken pak të vjetruara. Megjithatë, ekziston një prerje flokësh e Victoria Beckham që i ka rezistuar kohës. “Beckham bob” shënon mesin e saj të viteve nëntëdhjetë, një bob elegant që ajo kishte në kohën kur këndonte me “Spice Girls”.

Po çfarë është stili “Beckham bob”?

Me një ndarje të flokëve në mes dhe disa fije të prera nga brenda, ‘Beckham bob’ ka një gjatësi deri tek shpatullat. “Me skajet e hapura, një prej modeleve më elegante në mesin e viteve nëntëdhjetë,- thotë Emma Vickery, drejtore kreative në Percy & Reed”,- “Beckham Bob” i viteve ’90 ishte ikonik”.

“I përshtatet shumicës së formave të fytyrës, pasi ju mund ta ndryshoni gjatësinë për t’u përshtatur me formën e fytyrës. Te Victoria, prerja qëndronte gjithmonë poshtë nofullës, mbi shpatull, për t’iu përshtatur strukturës së fytyrës së saj.

Në fakt, nuk është ndryshe nga disa prej prerjeve të flokëve, të cilat po i shohim të gjithë, duke nisur nga Hailey Bieber tek Rochelle Humes e shumë të tjera, si një dëshmi se kjo prerje flokësh është një bob i përjetshëm, që i reziston kohës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: