Këshilli i Qarkut Elbasan organizoi sot një ceremoni zyrtare për të nderuar Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, Faisal Ghazi Al-Hafthi, duke i akorduar Certifikatë Mirënjohjeje, në bazë të vendimit nr. 22, datë 14 janar 2026.

Ceremonia u zhvillua në praninë e Kryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan, dr. Ermira Urupi, përfaqësuesve të pushtetit vendor, institucioneve akademike dhe fetare, anëtarëve të këshillave bashkiakë, si dhe Ambasadorit të Shtetit të Katarit, Jaber bin Ali Al-Dosari, përfaqësuesve diplomatikë dhe personaliteteve të jetës kulturore e shoqërore.

Whatsapp Image 2026 01 27 At 15.55.26 (1)
Whatsapp Image 2026 01 27 At 15.55.26 (1)

Në fjalën e saj, Kryetarja e Këshillit të Qarkut, dr. Ermira Urupi, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite për komunitetin lokal, duke përmendur në mënyrë të veçantë ndihmën për fëmijët me aftësi të veçanta, fëmijët jetimë, si dhe kontributin në ndërtimin e urave të dialogut dhe kulturës mes dy popujve. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për projektet e Fondit Saudit për Zhvillim, të cilat po zbatohen në Qarkun e Elbasanit dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Whatsapp Image 2026 01 27 At 15.55.26 (2)
Whatsapp Image 2026 01 27 At 15.55.26 (2)

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, u shpreh se ky titull mirënjohjeje nuk përfaqëson vetëm Bashkinë e Elbasanit, por është një vlerësim që përfaqëson të shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan. Ai theksoi gjithashtu se është mbresëlënës vizioni i ambasadorit dhe i gjithë stafit të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për të sjellë në vëmendjen e opinionit publik urat e miqësisë që lidhin popujt tanë, duke forcuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin reciprok.

Ky nderim iu akordua ambasadorit saudit në shenjë mirënjohjeje për rolin e tij human dhe diplomatik, si dhe për kontributin e dhënë në promovimin e dialogut, tolerancës, bashkëjetesës dhe shkëmbimeve kulturore, si edhe për mbështetjen e zhvillimit shoqëror në nivel lokal.

Whatsapp Image 2026 01 27 At 16.31.40
Whatsapp Image 2026 01 27 At 16.31.40

Gjatë ceremonisë, Ambasadori Faisal Ghazi Al-Hafthi shprehu falënderimet e tij për këtë vlerësim, duke theksuar se mirënjohja nuk është vetëm personale, por një dëshmi e marrëdhënieve të forta të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Shqipërisë. Ai vuri në dukje rëndësinë e dialogut kulturor dhe ndërfetar si bazë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Në përfundim, Këshilli i Qarkut Elbasan theksoi se ky vlerësim pasqyron angazhimin institucional për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të çmuar kontributet diplomatike që ndërtojnë ura mirëkuptimi dhe solidariteti mes popujve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb