Gazetarja Eneida Petova siguron për “BalkanWeb” fotografinë e 30-vjeçares Klaudia Xhaferaj, që humbi jetën bashkë me të birin, në një aksident tragjik në Berat.

Kjo që shihni në foton që sjell “BalkanWeb” është e reja, e cila po ecte me shpejtësi, kur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në lumin Osum, bashkë me të birin 6-vjeçar. Për pasojë, të dy humbën tragjikisht jetën.

Ndërkohë, siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Petova, bashkëshorti i saj jetonte në Angli, por një vit më parë kishte ardhur te familja e tij dhe i kishte blerë gruas makinën tip “Fuoristradë”, me të cilën 30-vjeçarja përfundoi në lumë, duke humbur jetën bashkë me djalin.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb