ELBASAN- Femrat e Kombëtares së Futbollit sfidojnë të ftohtin dhe ngricat. Ekipi kombëtar i femrave është duke luajtur në Elbasan Arena ndeshjen miqësore me 19-vjeçaret e Italisë.

Objektivi i kombëtares në këtë ndeshje është që të përgatiten për paraeleminatoret që do të zhvillohen në muajin prill. Meqenëse bëhet fjalë thjesht për një ndeshje miqësore me 19-vjeçaret e Italisë, u është dhënë më shumë mundësi vajzave nga kampionati shqiptar dhe ai kosovar.

Sipas trajnerit Armir Grima edhe pse kjo ndeshje është një miqësore, ajo ka qëllimin e vet, sepse shërben për të parë gjendjen para zhvillimeve të turit paraeleminator në muajin prill.

Vajzat me uniformën kuq e zi kanë mbushur fushën e gjelbër në stadiumin Elbasan Arena por tifozët nga ana tjetër kanë qenë të pakët, kjo për shkak të temperaturave tepër të ulëta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb