Pa Jose Mourinho dhe anëtarë të tjerë të stafit, lojtarët e Romës vendosën të bëheshin të gjithë bashkë, këtë herë jo në fushën e lojës, por në zemër të qytetit, për të darkuar. Klima dukej fantastike, lojtarët të gjithë të qeshur, duke bërë shaka ndërmjet tyre, një gjetje kjo për të larguar sado pak tensionin përpara dy sfidave të fundit të sezonit, dy finaleve, pasi Mourinho konsideron edhe sfidën me Torinon si një finale.

Kumbulla
Kumbulla

Përpara se të zbresin në fushë, për të shkruar historinë, ku vëmendja është në Tiranë, më 25 maj, lojtarët zgjodhën këtë formë për të folur më lirshëm me njëri-tjetrin. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë fituar kurrë në karrierë qoftë dhe një trofe, për këtë arsye, finalja në “Air Albania” është një takim me historinë.

Spinazzola, i rikthyer me kohë të plotë me grupin, ishte më aktivi, duke folur shumë me shokët e ekipit. Nuk mund të mungonte kurrsesi dhe Marash Kumbulla, për qendërmbrojtësin kuqezi kjo është një finale shumë e veçantë, ndeshja më e rëndësishme në karrierën e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb