TIRANE– Në lajmet e “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. GSH.al sjell sot: Adhuruesja anonime e Andi Lilës, Argita Berisha me kampionin e “badibilding”.

Argita Berisha me kampionin e Badibilding
Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi ka habitur të gjithë kur në derën hyrëse të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për të parë koncertin recital të Inva Mulës, ka hyrë me Marin Meksin, kampionin kombëtar në kategorinë e Seniorëve, një badibilder shumë i njohur në Shqipëri. Menjëherë u dëgjuan fjalët e thëna nën zë, që si ishte e mundur që djali i shkrimtares së njohur, Mira Meksi, të qëndronte ulur fare pranë Argitës. Mos ndoshta ishte truproja e saj? Të gjitha të dhënat të çojnë këtu, ndërsa Marini tregohet në çdo çast shumë i kujdesshëm.

Pranë Argitës, por pak poltrona më tej, ishte edhe zonja e kryeministrit, Liri Berisha dhe diku më tej, edhe vetë mamaja e Marinit, zonja Meksi. Argita dukej shumë e qeshur, e veshur me një pallto të gjatë në ngjyrë vishnje, me këpucë dhe aksesorë në kombinim të kësaj ngjyre, ndërsa flokët të rregulluara si zakonisht. E kanë ndjekur me mjaft interes koncertin recital të sopranos me famë botërore dhe më pas janë larguar.

Shkrimin e plotë e lexoni në “GSh.al”:

http://www.gsh.al/2017/04/29/bluetooth-nostalgji-adhuruesja-anonime-e-andi-liles-argita-me-kampionin-e-bodybuilding/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: