Argita Berisha Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, i është bashkuar edhe sot protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës.

Ajo ishte e pranishme edhe në protestën e kaluar.

Protestuesit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës “5D”, ku ranë në pranga disa drejtorë dhe ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës.

Gjatë protestës ka patur edhe momente tensioni. Protestuesit kanë hedhur drejt godinës së bashkisë tymuese dhe bomba molotov, ndërsa u shënuan edhe përplasje me policinë bashkiake. Ndërhyrja e FNSH nuk lejoi përshkallëzimin e protestës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb