VELIPOJA

BalkanWeb siguron foton e 25- vjeçarit, Indrit Bajraktari i cili drejonte motorin e ujit ditën e djeshme në Velipojë dhe është arrestuar për vdekjen e Enisa Dodës.
Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije se ka dalë autopsia e vajzës së vdekur, dhe është konstatuar se nuk ka shenja dhune në trup por vetëm disa të nxirra nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.

Mësohet se ata ishin thjesht vetëm shokë dhe dolën një xhiro në det. Tashmë Bajraktari akuzohet për tre vepra penale, shkaktim i vetëvrasjes, pengim i procedurave hetimore, moskallëzim krimi.
Ai nuk i dha ndihmën e parë vajzës Enisa Doda në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb