Personi në foto është 41-vjeçari i arrestuar në Tiranë. Ylli Murati ishte në kërkim prej dy javësh për plagosjen e ndodhur në Paskuqan, ku pas sherrit mes disa personave, plagosi me thikë dy shtetas.

Ylli Murati
(Ylli Murati)

Sipas informacioneve, mësohet se i vëllai i tij, Fatjon Murati, rezulton  i skeduar për vepra të rënda penale dhe se  ka shpëtuar edhe atentateve.

41-vjeçari prej kohësh mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në zonën e “Don Boskos”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb