Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e sotme Kamzën, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Ardian Baloshi.
Tashmë është siguruar dhe publikuar fotoja e autorit të dyshuar të këtij krimi, shtetasit Sadik Llanaj.
Sadik Llanaj i është afruar 26-vjeçarit teksa ky i fundit ndodhej i shoqëruar nga disa persona të tjerë.
Ai i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur menjëherë zjarr, duke e lënë të riu të plagosur rëndë, e më pas u largua me të njëjtën makinë.
Shkak për këtë ekzekutim dyshohet të jetë bërë një konflikt i mëparshëm që palët kanë pasur me njëri-tjetrin.
