MAQEDONI- Nga pamjet filmike që transmetuan mediat maqedonase shihej kaosi që u krijua në sallën e Kuvendit, ku duket i gjakosur dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, kandidat për kryeministër.
Protestuesit, mbështetës të Gruevskit, kanë goditur me sende të forta dhe kanë hedhur karrige ndaj deputetëve të LSDM-së, ku mbeti i plagosur Zoran Zaevi.
Së fundmi është zbuluar edhe identiteti i personit që ka sulmuar Zaevin, ai është Goran Angelov nga Velesi kanë njoftuar disa portale maqedonase.
(i.ç/BalkanWeb)