VLORE- Personi që shihni në foto është Altin Kaçaj, pronari i një zyre sigurimesh në Vlorë që u plagos sot nga dy persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në zonën pranë Portit të qytetit. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto ku Kaçaj është i gjakosur, pasi kishte marrë plagë në kokë.
vlore-i-gjakosuri-4
NGJARJA
Pronari i një zyre sigurimesh është dhunuar ne mënyrë barbare mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Altin Kaçaj 42 vjeç ka qene duke hyrë në zyrën e tij në afërsi të portit kur i bene prite dy persona te paidentifikuar. Agresoret e kanë goditur disa herë me leva 42-vjeçarin dhe me pas janë larguar pa lënë gjurmë. Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka shoqëruar disa persona të dyshuar. Kaçaj nuk është një personazh i panjohur për shkak të marrëdhënies së tij me një vajzë 24 vjeçare, e cila përfundoi në dyert e Prokurorisë. Kaçaj akuzoi publikisht të dashurën në emisionin me ‘Zemër të Hapur’ se i kishte vjedhur një shumë parash e për këtë akuzoi edhe nje oficer të policisë gjyqësore pasi sipas tij nuk kanë pranuar provat që ai vuri në dispozicion të tyre. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autoret dhe motivet e dhunës barbare ndaj 42- vjeçarit.

HISTORIA E PUBLIKUAR DY VITE ME PARË NË “ZEMËR E HAPUR”
Altin Kacaj ishte një nga personazhet e ftuara në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, më 2016-ën, ditë në të cilën edhe u arrestua pasi kërkohej nga policia nën akuzën se kishte kërcënuar ish-te dashurën. Gjatë emisionit Kacaj pohoi se ish-partnerja e tij e kishte vjedhur, ndërsa lëshoi akuza edhe ndaj organit të hetimit. Sakaq, nga studio Kacaj në prani të avokatit të tij italian, deklaroi se do të vetëdorëzohej në polici, ndërsa kjo e fundit e prangosi pak orë më vonë.

vlore-i-gjakosuri

Marrëdhënia e dashurisë mes një vajze 24-vjeçar dhe Kacajt përfundoi në dyert e prokurorisë dhe policisë. Vlonjati në emision pretendoi se kishte dërguar një sasi të konsiderueshme lekësh ish-të dashurës, ndërsa në çastin që ajo ka refuzuar ti kthejë shumën, ai e ka denoncuar në policinë e Vlorë.
“Detyrohem ti dërgoj disa sms, ku i kërkoja lekët e mia. Shkova në komisariat, bëra denoncimin, madje dhe në prokurori”, tha në emisionin ‘Me zemër të hapur’ Kacaj.

“I kërkova oficerit të policisë gjyqësore Arben Jorgaqi që të merrem në pyetje dhe të ketë mbikëqyrje të celularit tim. Nuk kanë pranuar, kam edhe prova të tjera të pakundërshtueshme, por prokuroria nuk më ka pranuar të çojë prova të tjera”, shtoi ai. Mësohet se tri javë pas denoncimit, çështja u mbyll. Ndërkohë, që 41-vjeçari prej tre ditësh mësohet se është shpallur në kërkim me një akuzë që nuk e di. “Nëse ka një fakt korrekt, jam në dispozicion të ligjit dhe nuk kam pse i fshihem policisë.”, pohoi ai. Altin Kacaj u arrestua disa orë pasi doli në emision, gjatë kohës që po udhëtonte drejt Vlorës, ku edhe do të vetdorëzohej në polici.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb