Vijojnë kontrollet e befasishme nga RENEA dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Dorjana Bezat.

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb