Një vajzë e vogël shqiptare u ka dhënë një porosi qytetarëve maqedonas ditën e zgjedhjeve.

“Mos e shit votën. TË LUTEM. Për hatrin tonë!” shkruan vogëlushja në një letër formati.

Maqedonia sot zhvillon zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare. Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 6 parti politike, 5 koalicione  me 1092 kandidatë.

Nikola Gruevski që dha dorëheqjen në janar, do kërkojë rikthimin në zyrë, të cilën ai e mban që prej vitit 2006.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: