Ky është momenti kur 3-vjeçari nga Durrësi është ribashkuar me nënën e tij, ndërsa ai mbahej prej ditësh nga gjyshërit Rexhep dhe Barie Gjuni.

Në foton e publikuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihet vogëlushi në krahët e së ëmës Ile Gjuni brenda në ambientet e Policisë së Durrës, aty ku i mituri u dërgua nga gjyshja e tij.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

438686306 960431692115037 6521546091646178450 N
438686306 960431692115037 6521546091646178450 N

Përplasjet e nënës së 3-vjeçarit me vjehrrit
Ile Gjuni, nëna e 3-vjeçarit pas vdekjes së të shoqit ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit të ndjerë dhe të kthehet në shtëpinë e prindërve të saj. Mes saj dhe gjyshërve të fëmijës kishte patur përplasje për kujdestarinë e 3-vjeçarit.

Ile Gjuni Amar Gjuni
Ile Gjuni Amar Gjuni

Ile Gjuni, vetëm 23 vjeç, pretendon se kishte vendosur tua linte fëmijën çdo fundjavë prindërve të bashkëshortit të saj, që ka humbur jetën në aksident 1 vit më parë. Avni Gjuni ishte pasagjer në një automjet, ku drejtuesi, u tha se nga shpejtësia humbi kontrollin dhe u përplas në bordurë dhe pastaj në kangjellat e hekurta në anësoren e rrugës, te Kthesa e Kamzës. Babai i 3-vjeçarit humbi jetë nga aksidenti i 23 shkurtit 2023.

Pasi denoncoi rrëmbimin e djalit nga gjyshërit e tij, Ile Gjuni deklaroi në polici se kishte vendosur që çdo fundjavë t’ua dërgonte fëmijën atyre, madje edhe të rrinte me ta, por të shtunën e 13 prillit kur ka shkuar të qëndroje me ta, ajo nuk i ka gjetur, as ata dhe as të voglin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb