Prej disa ditësh futbollisti i njohur Nejmar është në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të një videoje që po bën xhiron e rrjetit ku duket qartë ai duke u puthur me një vajzë teksa po shijojnë natën së bashku në një klub nate.

Mirëpo së fundmi gazetari i njohur Xhordi Martin ka zbuluar identitetin e vajzës që dyshohet se futbollisti ka tradhtuar partneren e tij Bruna Biankardi, e cila është në pritje të ëmbël.

Gjatë emisionit “Amor y fuego’ ai tregoi se vajza në fjalë është ish-kolege e Klara Kia-s, partneres aktuale të mikut të tij Zherard Pike.

Ajo quhet Karola Gil dhe përveçse ish-bashkëpunëtore e Kia-s, ajo është shoqja më e mirë e këngëtares së njohur Tini Stoesel.

Sipas gazetarit, Nejmar dhe Karola janë takuar prej disa muajsh, madje sipas tij ajo ka qenë edhe në ditëlindjen e tij.

Ata janë takuar prej shumë muajsh, Karola ka udhëtuar disa herë në Paris për të qenë me Nejmar. Madje ajo ishte në ditëlindjen e tij”, shpjegoi gazetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: