Në mbrëmjen kur i gjithë “Old Trafford” përkujtoi me nder Sir Bobby Charlton, Man.United e kthen në dramë sfidën kundër Copenhagen. Harry Maguire, por mbi të gjitha Andre Onana, bëri heroin duke i dhuruar “djajve të kuq” një trepikësh të artë në Grupin A. United siguroi një fitore minimale 1-0, por mjaftueshëm për të qëndruar në lojë, pasi kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve në këtë grup.

Harry Maguire
Harry Maguire

Djemtë e Ten Hag ishin dhe me fat teksa fillimisht i mbajti në lojë shtylla dhe më pas portieri Onana. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, goli trepikësh erdhi pikërisht nga ai që më pak pritej, Harry Maguiere, me qendërmbrojtësin që u tregua i saktë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi. Fundi i sfidës nuk ishte për tifozët me zemër të dobët pasi Copenhagen fitoi një 11-metërsh në minutën e 95-të.

United
United

Më në fund, Onana justifikoi investimin e madh që United bëri për të teksa priti penalltinë, pa diskutim një moment i veçantë për portierin kamerunas i cili së bashku me Maguiere pushtoi faqet e para të mediave angleze: “Bëra vetëm punën time, ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Zhvilluam një ndeshje të madhe, realizuam edhe një gol të bukur, jam me të vërtetë i lumtur”, u shpreh Onana në krah të Maguire.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb