Igor Tudor duket një hap larg stolit të Napolit. De Laurentiis zhvilloi një takim me ish trajnerin e Marsejës dhe palët gjetën një akord paraprak, për një kontratë të vlefshme deri në përfundim të këtij sezoni, qershor 2024, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por kjo do të vlerësohet vetëm në bazë të rezultateve. Ashtu siç ndodhi edhe pas largimit të Spallettit, presidenti i Napolit po merr më shumë kohë, po vlerëson të gjithë opsionet, për këtë arsye këtë të martë ka planifikuar dy takime të tjera, me Walter Mazzarrin dhe Fabio Cannavaro-n.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshe nga rasti Spalletti, Rudi Garcia, trajneri i shkarkuar, kishte një kontratë 2-vjeçare për 2,8 milionë euro në vit, por kontrata mund të shfuqizohet pas vitit të parë, çka do të thotë se deri në fund të këtij sezoni, De Laurentiis është i detyruar të paguajë edhe Garcia-n. Në këto kushte, sipas mediave italiane, favoriti kryesorë mbetet Igor Tudor. Kroati ka pranuar të gjithë kushtet, por zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë vetëm pasi De Laurentiis të këtë diskutuar edhe me dy kandidatët e tjerë, Mazzarrin dhe Cannavaro-n.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb