Fotografia e një djali që qan pranë trupit të babait të tij të vdekur, bëri që përdoruesit e mediave sociale indiane të kontribuonin, duke mbledhur më shumë se tre milionë rupi (43.829 dollarë) për familjen e tij brenda një dite.

Fotografia u nda në Twitter më shumë se 7,000 herë.

Anil, 27 vjeç, ishte punëtor kanalizimesh në kryeqytetin Delhi, i cili vdiq kur litari me të cilin do të futej në kanalizim, u këput, duke bërë që të binte brenda. Në Indi, kjo është puna më e tmerrshme dhe pa asnjë mjet sigurie.

Sipas disa vlerësimeve, rreth 100 punëtorë kanalizimesh vdesin çdo vit në Indi.

Shiv Sunny, gazetar në The Hindustan Times, i cili ka postuar foton të hënën, i tha BBC se ai ishte “tronditur” nga sytë e djalit të pikëlluar të të ndjerit. Ai është 11 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: