Në një ditë me shumë tension dhe jashtëzakonisht të rëndësishme, pak përpara derbit të kryeqytetit, Tirana prezantoi blerjen e radhës, Tim Vayrynen. Sulmuesi finlandez do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Dede ndërsa e konsideron këtë lëvizje pozitive për karrierën e tij:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“E njoh Tiranën sepse e ndjek shumë futbollin dhe kisha marrë informacion për Tiranën dhe e dija se janë një klub i madh. Është mundësi shumë e mirë për mua, duket shumë mirë dhe jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndihmoj skuadrën për të luftuar për titullin kampion.

Sulmuesi shtatlartë shpreson që të kthehet në një pikë referimi në formacionin e Dedës, ndërsa shprehet i bindur se të gjithë bashkë do të synojnë deri në fund titullin kampion:


“Jam këtu për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën të fitojë titullin. Është mundësi e mirë për ne dhe sigurisht deri tani nuk është bërë sezoni më i mirë, por jemi në lojë. Është normale, presioni është pjesë e futbollit, ka gjithnjë”

Sulmuesi 27 vjeçar ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë me Tiranës dhe konsiderohet si një blerje shumë e rëndësishme, një lojtarë me një CV shumë të mirë, pjesë edhe e përfaqësueses finlandeze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: