TIRANE- Grushtet ndaj Kreshnik Spahiut, kreut të AK-së, nuk ishin të vetmet në incidentin e djeshëm në çadrën e protestës së opozitës para kryeministrisë.

Simpatizantë të Aleancës Kuq e Zi kanë sulmuar agresorin Flamur Pirraçi duke i çarë syrin, një shenjë hakmarrje kjo për grushtet ndaj Spahiut.

Këtë e dëshmon kjo foto e tij gjatë momentit që policia po e shoqëronte për në komisariat.
flamur-pirraci
Vetë Pirraci deklaroi dje se Spahiu e kishte ofenduar, ndërsa lideri i AK-së tha që ky i fundit e kishte qëlluar pasi mbronte Edi Ramën.

Mirëpo një foto e 34-vjeçarit me liderin historik të së djathtës, Sali Berisha zbuloi se ai ishte mbështetës i së djathtës dhe se kishte shkuar aty për të mbështetur protestën e opozitës.
16265201_1277729668970192_8065028874734428780_n
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: