Ashtu siç ishte paralajmëruar, në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës.

Raportohet se në qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe bore përgjatë natës.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se ne lartësitë +900 ka pasur reshje dëborë me shtrirje në gjithë akset rrugore të shoqëruara me temperaturat -3 gradë. Ndërkohë që trashësia e dëbores varion nga 5 cm deri ne 20 cm.

Mësohet se Kontraktorët për Mirëmbajtjen Dimërore kanë punuar gjatë natës për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa 6 borëpastruese vijojnë punën.
Po ashtu mësohet se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si: Korçe – Erseke – Leskovik, Korçe- Dardhe, Korçe-Voskopoje, kryhet pa probleme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: