SHKODER

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar jo pak probleme. Mëngjesin e sotëm ne aksin Shkodër-Shiroke-Zogaj, autobusi që bën këtë linjë me transport qytetarësh është rrëzuar në anën tjetër të rrugës, si pasojë e borës dhe ngricave.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të pikës turistike në Zogaj. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se nga ngjarja në fjalë rrezikoi jetën shoferi por edhe qytetarëve që ndodheshin brenda autobusit.

Deri më tani nuk është bërë asgjë për të lëvizur autobusin nga rruga.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb