Tifozët e futbollit italian shpresojnë shumë që edhe sezoni e ri të jetë po aq emocionues sa sezoni që sapo u mbyll, ku Milan e Inter duelin deri në javën e fundit për titullin kampion. Serie A për sezonin 2022-2023 merr formë të plotë teksa është zbuluar edhe kalendari.

Gjithçka nis më 13 gusht për të përfunduar më 4 qershor 2023. Kampionët në fuqi të Milan e nis me Udienzen teksa e presin në “San Siro” ndërsa Inter e nis në transfertë përballë Lecce, skuadër e sapo ngjitur në elitë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tifozët duhet të presin javën e 5-të për të shijuar derbin e Milanos, sfidë që do të zhvillohet më 4 shtator ndërsa ndeshja e kthimit më 5 shkurt. Derbi i Italisë, Juventus-Inter do të luhet më 6 nëntor ndërsa ndeshja e kthimit më 16 mars. Derbi i kryeqytetit Roma-Lazio vjen më 6 nëntor, ndërsa ndeshja e kthimit më 19 mars.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: