Situata te klubi i Partizanit nuk mund te përmirësohet vetëm me një fitore dhe këtë e dinë mirë të gjithë në kampin e kuq, por pavarësisht kësaj, së fundmi është shtuar një tjetër problem.

Tifozët e kuq janë të zhgënjyer nga mosreagimi i klubit për shkak se policia nuk i lejon të futen në stadium pa kartën e identitetit, jo se nuk e disponojnë, por ata e cilësojnë kundër parimeve të tifogrupit.

Si rrjedhojë në postimin e fundit të klubit ku njoftohet për çmimet e biletave për ndeshjen që do të zhvillohet nesër kundër Laçit në “Selman Stërmasi”, tifozët kanë reaguar duke komentuar me komente fyese dhe ironike.

Disa nga komentet më pikante janë:

“Çoni nga një drejtor për çdo tribunë ;)”

“A do ketë nevojë për pasaportë…po sikur t’i bëjmë fotokopje pasaportës a lejohet…”

“Shyqyr që është të shtunën se të dielën janë mbyll këto noteritë për të marrë prokura a ndonjë leje të posaçme për t’u fut. Haha mos harxhoni letra me biletat se do dilni me humbje.”

“Që të futemi në stadium, përveç ID-së a duhet certifikata familjare apo do e mbushni stadiumin me drejtora dhe policë.”

“Lejohet libreza e ujit, se s’kam kartë identiteti…”

“Shtyjeni ndeshjen po patët mundësi, të hënën më del pasaporta.”

“Duhet siguracion për me u fut?”

“Ahahahah na plasi k*ri, merrni Shqiponjat për tifoza.”

“Tani mateni b*thën më grupimin ju drejtuesa k*rva. Ju lajmërimin që ftoni tifoza, e ne lajmërimin tonë që t’mos vijë asnjë. Ta shohim kush fiton.”

11111

22222

333333

44444

55555

Kujtojmë se më herët “Ultras Guerrils” i kanë kërkuar tifozëve që për këtë sfidë stadiumi të lihet i boshatisur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: