TIRANË

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri ka takuar ambasadoren e re të SHBA Yuri Kim dhe është shprehur se është gati të bashkëpunojë me të në këtë vit të cilin e konsideron si të rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Para se të takonte Soreca-n, Yuri Kim ndodhej në Presidencë ku paraqiti  letrat kredenciale dhe zyrtarisht është dhe ambasadore e SHBA në Shqipëri.

Në mars Këshilli Europian do të diskutohet përsëri për negociatat e Shqipërisë me BE, po ashtu edhe në Samitin e Zagrebit në maj prandaj dhe Soreca e quan një vit të rëndësishëm për perspektivën europiane.

STATUSI I LUIGI SORECA

Mirëseardhje ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim. Gati të nisim punën së bashku për të vijuar bashkëpunimin BE- SHBA në Shqipëri, në kontekstin e perspektivës europiane të vendit.

2020 është një vit i rëndësishëm për perspektivën europiane të Shqipërisë.

Sorae
Sorae

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb