TIRANË

Studentët vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Ministrisë  së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke ripërsëritur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Mes thirrjeve “Universiteti nuk është i pedagogëve dhe politikanëve, por është i studentëve”, të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre në ditën e pestë parë godinës në “Rrugën e Durrësit. Studentë përmes thirrjeve shprehen se nuk ka negociata pa plotësuar më parë të drejtat e tyre, të cilat janë shkruar qartë si e zeza mbi të bardhë.

Me thirrjet në kor dhe me flamuj kombëtar: “Nuk ka negociata, nuk ka bisedime”, studentët po japin mesazhe të forta se nuk kanë ndërmend të ulen në negociata pa plotësuar më parë kërkesat e tyre.

Pas dorëzimit të pikave të tyre tek ministria, studentët sot i janë drejtuar edhe kreut të qeverisë dhe kreut të Kuvendit me shkresë të prerë se kushtet e tyre janë të panegociueshme.

Shqetësimet e studentëve bazohen nga tarifat e studimeve, tek kushtet në konviktet, ndërsa prej ditës së djeshme kanë nxjerrë edhe emra pedagogësh, të cilët marrin ryshfet në këmbim të një note kaluese në disa universitete të vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb