“Të qeshin të gjithë në një ditë të bukur vere” ka qënë motoja e një aksioni rinor të ndërmarrë sot në qytetin naftëtar të Kuçovës.

Qendra rinore e bashkisë Kuçovë ka mbushur të gjitha pemët përgjatë Bulevardin të qytetit me simbolet që tashmë përdoren shpesh në rrjetet sociale,të njohura ndryshe si “emoji”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në të gjitha palmat përgjatë këtij bulevardi ku shëtisin banorët e qytetit,ata kanë ekspozuar simbolet “emoji” të preferuara nga shumë qytetarë.

Ideja e të rinjve për të ekspozuar simbolet “emoji” në rrugët e qytetit ka pasur si qëllim argëtimin e banorëve, ku në çdo rrugë ku kalonin u buzëqeshte,u shkelte syrin dhe i përshendeste në mënyrë simbolike një foto e tillë “një emoji”.

Me anë të tyre, të rinjtë i uronin çdo kalimtari “Një ditë të mbarë e të qeshur”, pasi edhe në fund të çdo simboli “emoji” shkruhej “Të urojmë një ditë të mbarë e të qeshur. Bashkia Kuçovë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb