Alvaro Morata dëshiron të rikthehet te Juventus. Pavarësisht se sulmuesi spanjoll ka realizuar 20 gola këtë sezon me Atletico Madrid, mediat në Itali janë të bindura për vullnetin e Moratës.

Morata, i cili ka një grua italiane, është gati të ulë pagën për të pasur një përvojë të tretë me klubin nga Torino. Aktualisht paga e tij është 5 milionë euro plus bonuse, në total 7-8. Lamtumirat e Kean dhe Milik, për të cilët Juventus kërkon zgjidhje, mund ta bëjnë më të lehtë rikthimin e tij.

Për futbollistin nuk mungon interesimi nga Arabia, gjithsesi lojtari preferon të dëgjojë zemrën. Sipas Marca, verën e kaluar Al-Taaëon propozoi një pagë prej 50 milionë në sezon, shifra të paimagjinueshme për futbollin italian.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb