BRITANI E MADHE

Një burrë shqiptar në Angli që akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Fatos Xheta ka dhënë sot dëshminë e tij sot në gjyq. Xheta u shpreh se nuk mban mend ta ketë vrarë gruan dhe se beson se ajo është gjallë.

Gjatë marrjes në pyetje, Fatos Xheta ka pretenduar se shumicën e gjërave që kishte në jetën e lirë nuk i mbante mend mirë. Xheta 46 vjeç, banues në Lytton Road, Oksford, mohoi të ketë vrarë bashkëshorten. Prokurorët vendas pretendojnë se Xheta e ka vrarë gruan e tij Safien 35 vjeçe me thikë kuzhine, ndërsa ajo qëndronte në shtrat, shkruajnë mediat britanike.

Prokurorët kanë rindërtuar skemën e vrasjes dhe shtojnë se autori i dyshuar Xheta ka dashur të vrasë veten pasi ka parë se ka kryer krimin e tmerrshëm, ndërsa ka kthyer edhe thikën nga vetja. Sipas hetuesve, burri ishte i motivuar nga “xhelozia seksuale”. I akuzuari shqiptar pretendoi se nuk mban mend as kur ka ardhur në Mbretërinë e Bashkuar, kurse ka mohuar çdo veprim të gabuar nga ana e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Duke dhënë dëshminë e tij në gjuhën shqipe, përkthyer nga një përkthyes anglez, Fatos Xheta u shpreh se nuk di të ketë bërë asnjë veprim të gabuar në jetën e tij. Ai nuk mbante mend as që ka punuar në një fabrikë BMV-je. Kur u pyet se çfarë i kujton shtëpia e tij në rrugën Lytton, ai tha se nuk e mbante mend. Kur u pyet se a e ka vrarë gruan, u shpreh se “nuk e dinte” dhe se “beson se nuk ka kryer vrasje”.

Xheta ka mohuar që të ketë tentuar t\i shkaktojë lëndime vetes pas sulmit ndaj bashkëshortes. Ai deklaroi se nuk mbante mend dhe me siguri që nuk ka shkruar një letër, ku thuhej se “tradhtia lahet me vdekje”. Pastaj, Fatos Xheta u pyet nëse e dinte se gruaja e tij ka pësuar lëndime fatale për jetën, e tha se “jo nuk e di”. Fatos Xheta është shprehur në dëshmi se mbante mend vetëm se drejtonte kamion, punë që ai e ka bërë para se të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar.

Uard-Jackson e pyeti z.Xheta se a ishte kjo e vetmja gjë që mbante mend në 46 vitet e tij dhe përgjigja ishte “Po, mbaj mend vetëm kaq”. Më tej, ai u pyet nëse e mbante mend gruan e tij dhe tha se “po, por unë e di se ajo është gjallë, por thonë se ka vdekur”. Më tej, hetuesit i kanë treguar shtëpinë ku jetonte dhe ai u shpreh: “Nuk e di nuk e mbaj mend. Por shoh një shtëpi këtu. Kaq shoh, një shtëpi”. Fatos Xheta u shpreh se: “nuk e kam vrarë gruan, nuk kam bërë asgjë të keqe, asnjë krim kurrë në jetë”, ka deklaruar ai. Hetuesit dyshojnë se Xheta sillet vetë si një i çmendur. Gjyqi vazhdon.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb