Mesfushori belg i Cagliarit, Radja Nainggolan ka humbur mbesën e tij pasi kjo e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë.

Nainggolan thotë se ajo ishte shumë e re dhe do i mungojë të gjithëve. Vajza në fjalë ishte vajza e motrës binjtake të Nainggolan.

Mesfushori belg ka luajtur për Romën dhe Interin në të kaluarën teksa ka një motër dhe tre vëllezër prej një prindi.

 “E dashura dhe e shtrenjta ime, do të na mungosh të gjithëve.

Të dashurve, babait tënd, fëmijëve. Nuk arrij ta besoj, ishe kaq e re. Tani shko te mamaja dhe dhuroji një përqafim të ngrohtë. Ajo do të mbrojë edhe më shumë. Do na mungoni shumë.”- shkruan Nainggolan.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb