TIRANE- Shtatë djem dhe vajza si dhe tutorja e tyre që kishin zgjedhur si profesion ofrimin e seksit online kanë dalë sot përpara gjykatës së Tiranës.

Në sallën e gjyqit ka habitur me dëshminë e saj, tutorja e studentëve që ushtronin prostitucionin virtual, Dafina Tresa kur deklaroi se nuk ishte në dijeni që kishte kryer një vepër penale. “Nuk e dija që ky aktivitet është vepër penale”,- tha ajo.

Ndërsa prokuroria e akuzon për “përshtatje ambientesh për shfrytëzim prostitucioni, rekrutim vajzash për prostitucion”, 32-vjeçarja Tresa mohon akuzën dhe deklaron se “vajzat bënin çdo gjë me dëshirën e tyre”. Në përfundim të seancës ndaj tutores së 7 studenteve u caktua masa e sigurise “arrest shtëpie”.

Foleza e prostitucionit u zbulua dy ditë më parë në një apartament në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetësja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”.

Në videon e publikuar nga Policia pothuajse çdo gjë duket normale. Një zyrë e madhe e hapur, një divan, kompjuterë, por një raft plot me këpucë me taka për femra. Nuk mungojnë as makijazhet dhe çarçafë ku me sa duket të rinjtë dilnin foto apo regjistronin video.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb