Gjatë një operacioni normal të kontrollit territorial për garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e krimeve, policia e Trentos në Itali sekuestroi mbi 3.3 kg kokainë, si dhe konfiskoi mbi 88 mijë euro duke arrestuar 3 persona.

Gjatë një patrullimi për të luftuar trafikun e paligjshëm në komunën e Trentos, pranë rrethit San Giuseppe, një ekip i Fiamme Gialle vuri re një 30 vjeçar me origjinë tuniziane, i njohur tashmë për krime që lidhen me tregtimin e drogës, i cili po lëvizte me nervozizëm përgjatë Përroit të Fersinës. Pasi e vëzhguan, policët e panë të dyshuarin duke i’u afruar një makine të ndaluar me një person tjetër në bord dhe i kaloi me nxitim një çantë. Ndonëse ndaluan vetëm drejtuesin e makinës, teksa tjetri u largua në këmbë, policia konfirmoi dyshimet e saj gjatë kontrollit, duke gjetur 58 mijë euro cash në çantë. Duke dyshuar për shkëmbim parash dhe droge, u thirr qenin nuhatës i drogës “Aron”, i cili identifikoi një fund të rremë në makinë, ku u gjetën 3 blloqe kokainë me peshë totale 3.3 kg, së bashku me 30 mijë euro të tjera cash.

Është arrestuar drejtuesi i makinës, një shqiptar 23 vjeç, banues në provincën e Milanos. Falë hetimeve të mëvonshme, oficerët e policisë mundën të rindërtonin ngjarjet dhe të përcaktonin përgjegjësitë penale. Rrjedhimisht, me kërkesë të prokurorisë vendase, gjyqtari për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trentos lëshoi një urdhër paraburgimi për tunizianin e arratisur. Hetimet e mëvonshme çuan në gjurmimin e tij në një apartament në Trento jugore, ku u arrestua së bashku me një tjetër bashkatdhetar pa dokumente.

Gjatë hetimeve, u zbulua se ky i fundit ishte një 26-vjeçar tunizian, i kërkuar për ekzekutimin e urdhrit të kujdestarisë të lëshuar nga Gjykata e Trentos në nëntor 2023, për krime të lidhura me trafikun e drogës. Tre të arrestuarit ndodhen aktualisht në burgun e Trentos, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. Droga e sekuestruar, për shkak të pastërtisë dhe prerjes së saj, mund të kishte gjeneruar mbi 15,000 doza të vetme, me një fitim të vlerësuar mbi 1.5 milionë euro në tregun e Trentinos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb