Mario Gila po zhvillon një sezon të madh në radhët e Lacios, duke tërhequr vëmendje të klubeve të mëdha italiane dhe jo vetëm. Mbrojtësi spanjoll u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në suksesin 0-2 që lacialët arritën kundër Napolit.
Për të festuar këtë vlerësim ka menduar edhe e dashura e tij, Elena, e cila ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Forca dashuria ime (Vamos mi amor)…”.

