Vazhdon për të tretën ditë pas riaktivizimit, zjarri në pyllin e Gjorgosit në Cakran të Fierit. Pylli me pisha disa vjeçare vazhdon të digjet ndërsa fotot që vijnë nga brenda pyllit tregojnë se sa e vështirë është fikja e tyre.

Forcat e reparteve zjarrfikës të Fierit e Patosit, si dhe rreth 30 forca të ushtrisë vazhdojnë të luftojnë me flakët, edhe pse vendosja nën kontroll e tyre është shumë e vështirë.

Kjo është hera e dytë që ky masiv pyjor merr flakë brenda pak ditëve ndërsa ende nuk dihen motivet e zjarrit. Deri tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshëm me dru pishe, pemë të vjetra e të reja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: