Personi që shihni në foto është 62-vjeçari Thoma Rusa, që humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kaluar, pasi u rrëzua nga pallati në ndërtim, në qytetin e Durrësit.

62 Vjecari Qe Ra Nga Pallati
62 Vjecari Qe Ra Nga Pallati

Ndërkohë, gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell në “BalkanWeb” edhe pamje nga objekti, ku u rrëzua 62-vjeçari, duke ndërruar jetë.

62-vjeçari ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, duke humbur jetën në vend, ndërsa për ngjarjen tragjike janë arrestuar administratori dhe inxhinieri i firmës së ndërtimit.

Sipas policisë “Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti. Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb