GREQI- Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë ditën e sotme, si autorë të grabitjes e një sërë banesash të të pasurve, ku në mesin e tyre, rezulton edhe shtëpia e këngëtarit të njohur, Lefteris Pantazis.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u kapën teksa kishin hyrë për të vjedhur një banesë. Sapo  ishin futur në banesë, policia ka shkuar menjëherë duke bërë edhe arrestimin e tyre, raporton “newsit.gr”.

Sipas mediave greke, shqiptarët të moshave  34 dhe 45 vjeç kanë tentuar të largohen nga dritarja, por nuk kanë mundur të arratisen.  Ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme, pasi rstet e vjedhjeve dhe të grabitjeve rezultojnë të shumta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb