Pamjet që shihni janë pak pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot pranë Xhamllikut, tek shkolla ‘Niket Dardani’, ku një person në kërkim për vrasje mbeti i plagosur pasi tentoi t’i shpëtonte një punonjësi të policisë.

LSA ka fotografuar momentet pak pas të shtënave me armë, ku shihet ende se personi i plagosur ndodhet i shtrirë përtokë, ndërsa aty shihet dhe një efektiv policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Ndërkohë, pas tij qëndron e shtrirë vajza, kalimtare e rastit, e cila mbeti e plagosur aksidentalisht, ndërsa pranë i qëndron një tjetër polic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb