Trupa policore shqiptaro-amerikane i ka ardhur në ndihmë familjes së Saimir Hoxhës, nënkomisarit të Policisë së Lezhës, i cili u vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, gjatë një aksioni për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë.

Siç shihet nga fotoja, ato i kanë dhuruar familjes së të ndjerit 15 mijë dollarë, një formë për t’ia lehtësuar sado pak dhimbjen gruas, e cila e vetme duhet të rrisë dy djemtë e vegjël.

“Heroit tonë të rënë”, shkruhet në çekun që është tërhequr nga bashkëshortja e Saimirit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb