VLORA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë vizituar Bazën Detare të Pashalimanit si dhe kanë kryer dhe një udhëtim të shkurtër me anijen Butrinti {-134 përgjatë Gjirit të Vlorës.

Sa i përket Bazës së Pashalimanit, Xhaçka zbulon se po vlerësohet mundësia me NATO-n që të modernizohet dhe të transformohet në një projekt model.

Ajo shton se Shqipëria bashkë me SHBA nuk ndajnë vetëm misione të rëndësishme operacionale por edhe qëllime për modernizimin e FA.

 

 STATUSI NGA OLTA XHACKA

 Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilluam një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësojmë mundësinë e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.
Me pas, një udhëtim i shkurtër në Gjirin e Vlorës u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë.
Me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë jo vetëm misione të rëndësishme në teatrot operacionalë por edhe qëllimin e përbashkët për modernizimin e Forcave tona të Armatosura.
#KrahPërKrah????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb