Një operacion i gjerë sigurie dhe shëndetësor është aktivizuar në portin e Tenerifes, pasi në bordin e anijes turistike MV Hondius janë zbuluar raste me Hantavirus.
Autoritetet spanjolle kanë ndërhyrë menjëherë, duke zbatuar protokolle të rrepta biosigurie dhe masa të forta kontrolli në zonën përreth, me qëllim parandalimin e çdo rreziku për përhapjen e virusit.
Pasagjerët po zbarkohen në kushte të pazakonta sigurie, nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet shëndetësore dhe forcat e rendit. Ata po transportohen drejt aeroportit me mjete të posaçme, ndërsa personeli i angazhuar në operacion është i pajisur me veshje mbrojtëse speciale.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një nga operacionet më komplekse të viteve të fundit në këtë zonë, duke sjellë angazhimin e qindra efektivëve të policisë dhe strukturave të emergjencës.
