Policia e Tiranës ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit brenda një tuneli në zonën e Shkozës. “BalkanWeb” publikon foton e tunelit ku u gjet laboratori i drogës në periferi të Tiranë, pikërisht në Shkozë.

Mësohet se tuneli ishte përshtatur me llamba që të rriteshin bimët në brendësi të tij.

Pas kontrollit të imtësishëm nga forcat e komisariatit nr. 1 në kryeqytet u arrestuan dhe po merren në pyetje katër persona.

Nuk dihet se prej sa kohësh droga ndodhej në tunel, duke marrë parasysh që periudha e korrjes ka muaj që ka kaluar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: