Ariana Grande dhe Ricky Alvarez duket se i kanë dhënë një tjetër shans historisë së tyre të dashurisë, gati një dekadë pas ndarjes. Dyshja ka kaluar kohë së bashku gjatë muajve të fundit, ndërsa deri tani kishte preferuar ta mbante marrëdhënien larg vëmendjes publike. Megjithatë, së fundmi Grande duket se ka vendosur t’i japë fund aludimeve.
Këngëtarja publikoi një seri fotosh në rrjetet sociale, ku mes momenteve të ndryshme nga përditshmëria e saj shfaqej edhe me Alvarez. Ai më pas ripostoi një pjesë të postimit, duke e bërë ribashkimin e tyre praktikisht publik.
Thashethemet për një rikthim nisën qarkullimin që në qershor, kur Grande dhe Alvarez u panë së bashku në Austin. Ai u shfaq gjithashtu në disa prej koncerteve të saj gjatë turneut “Eternal Sunshine”, duke shtuar dyshimet se mes tyre kishte rilindur diçka më shumë se miqësia.
Grande madje kishte nisur të bënte edhe një referencë të vogël për marrëdhënien e tyre gjatë performancave të saj. Në një koncert, ajo ndryshoi një pjesë të këngës “Thank U, Next”, duke kënduar: “Shkrova disa këngë për Ricky-n / Ne gjithmonë e gjejmë rrugën drejt njëri-tjetrit”. Një ndryshim i vogël, por që mori menjëherë vëmendjen e fansave.
Dyshja u takua për herë të parë në vitin 2014, kur Alvarez ishte një nga balerinët e Grande-s gjatë turneut “Honeymoon”. Ata nisën lidhjen në vitin 2015, por romanca zgjati rreth një vit dhe përfundoi në 2016. Pavarësisht ndarjes, të dy duket se ruajtën një marrëdhënie të mirë dhe Alvarez mbeti një person i afërt dhe i besuar për këngëtaren.
Ribashkimi i tyre, megjithatë, duket se po zhvillohet pa nxitim. Sipas një burimi, dyshja nuk po përpiqet ta bëjë menjëherë lidhjen shumë serioze, ndërsa Grande është thjesht “e lumtur që e ka atë përsëri në jetën e saj”. Për momentin, duket se të dy po shijojnë rikthimin dhe po i japin kohës kohë.
